Mexhiti: 34.5 milionë euro për Universitetin “Nënë Tereza”

Sot, në mbledhjen e Qeverisë, u miratua një vendim historik, investim madhor prej 34.5 milionë eurosh. Po ndërtojmë kampusin e Universitetit “Nënë Tereza”!

Marketing

Ky projekt nuk është thjesht një ndërtim, por një simbol i vizionit tonë për një të ardhme më të ndritur për të rinjtë dhe për vendin tonë. Për dekada, brezat kanë ëndërruar një qendër të tillë edukative që do të pasurojë jo vetëm dijen, por edhe shpirtin e një kombi të tërë. Sot, ajo ëndërr po bëhet realitet!

Me këtë kampus, po ndërtojmë një vatër të dijes për brezat e ardhshëm, duke u dhënë të rinjve mundësinë të formësojnë të ardhmen e vendit dhe të shoqërisë.

#KalojmëNëVeprim

Marketing