Shefi i Shtabit Zgjedhor të BDI-së Izet Mexhiti në një intervistë në TV 1 ka potencuar se fal votave të BDI-së Stevo Pendarovski ka shënuar fitore në raundin e parë të zgjedhjeve presidenciale. Mexhiti potencoi se në raundin e parë Pendarovski ka marrë afër 50 mijë vota shqiptare të Bashkimit Demokratik për Integrim.
“Votat e BDI-së janë vendimtare që Pendarovski është fitues në raundin e parë të zgjedhjeve presidenciale dhe sipas analizave të shtabit tonë diku afër 50 mijë vota të BDI-së janë në konton e Pendatrovskit. Kjo ishte një sfidë për ne që në raundin e parë të mbështesim kandidat jo shqiptarë, edhe pse ishim të vetëdijshëm se kjo mund të ndikojë në rejtingun tonë, ne vendosëm të mbështesim një kandidat të përbashkët, konsensual, sepse kësaj radhe u votua koncept që garanton një të ardhme më të mirë për vendin tonë. Ky është një numër i konsiderueshëm duke pasur parasysh se së pari herë ndodhë në historinë e Maqedonisë që një parti politike shqiptare të mbështet një kandidat jo shqiptarë në raundin e parë këtë e din të gjithë por edhe anëtarët shqiptarë të LSDM_së”, – tha Mexhiti.
Ai më tej u shpreh se në raundin e dytë do të ritën votat e shqiptarëve për kandidatin e përbashkët Stevo Pendarovskin sepse me mbështetjen e tij Maqedonia do të vazhdojë rrugën drejt integrimeve euro-atlantike.
“Jam optimist se në raundin e dytë mbështetja ndaj Pendarovskit në elektoratin shqiptarë do të jetë më i madh. Nuk ka dilemë se shqiptarët janë për anëtarësim në NATO dhe BE, kanë orientim të qartë dhe ata do të votojnë për këtë orientim, për atë që do e qoj vendin përpara”, tha nënkryetari i BDI-së Mexhiti.