Mexhiti: A do të thirret në bisedë informative Pero Antiq?

Pero Antiq, kryetar i Federatës së Basketbollit të Maqedonisë së Veriut, kryetarit serb, Aleksandar Vuçiq, i paska dhuruar një dhuratë me simbolin ogurzi 4 S. Lidhur me këtë ka reaguar vetëm Lubço Georgievski, ish kryetari i VMRO-DPMNE, duke theksuar se është një simbol nga i cili jemi dridhur deri në vitin 2001, kurse tash e shprehim si besnikëri ndaj botës serbe.

Marketing

Përse akoma nuk reagojnë kryeministri Kovaçevski dhe kryetari Pendarovski, të cilët ashpër reaguan për valëvitjen e flamurit “autochtonus” në Tetovë. Përse hesht Artan Grubi? A do të duhet tani të ftohet në bisedë informative edhe Antiqi, siç u ftua Ganiu dhe Kasami!

Autochtonus nuk është hartë politike, por është krijimtari artistike, në të cilën autori i saj mundohet të përshkruaj vendet ku shqiptarët janë autokton, pra nuk ka asgjë të përbashkët as me Shqipërinë etnike e as me Shqipërinë e madhe e të vogël. Me ndëshkimin e atij që ka valëvit këtë flamur, Maqedonia e veriut vendos edhe deliktin verbal dhe censurën në krijimtarinë artistike.

Kënga për Shqipërinë etnike, por edhe autochtonus tashmë përdoren nëpër fusha sportive e tubime partiake, por asnjëherë nuk ka pasur këso energji negative politike. Kjo do të thotë se nuk është as çështja e hartës, as e gjërave tjera, por është çështja se dikujt i pengon shumë filozofia politike e Albin Kurtit dhe përkrahësve të tij në Maqedoninë e Veriut.