Mexhiti afaristëve: Investoni në teknologji ekologjike dhe inovative

 Zëvendëskryeministri i Parë dhe Ministër i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Izet Mexhiti mori pjesë dhe kishte paraqitje në ceremoninë solemne të hapjes së Panairin Energo-Tehnoma 2024.
Mexhiti para afaristëve të pranishëm tha se takime të këtilla janë një mundësi e shkëlqyer për prezantimin e ekonomisë industriale dhe për arritjet më të fundit në fushën e teknologjisë, në vendin tonë dhe në rajon.
‘Përcaktimi jonë si Ministri dhe si Qeveri për një transformim të gjelbër si një nga qëllimet e rëndësishme të Marrëveshjes së Gjelbër Evropiane kërkon përforcimin e përdorimit efikas të burimeve duke kaluar në një ekonomi të pastër rrethore, rivendosjen e biodiversitetit dhe reduktimin e ndotjes’ tha Mexhiti duke shtuar se BE-ja ka për qëllim të arrijë neutralitetin klimatik deri në vitin 2050.
Zëvendëskryeministri i Parë Mexhiti tha se për të siguruar këtë, nevojiten ndryshime në një numër sektorësh kyç, si investimi në teknologji të pastra dhe inovative për mjedisin, mbështetja e industrisë për inovacion, përdorimi i formave më të pastra, më të lira dhe më të shëndetshme të transportit privat dhe publik, dekarbonizimi i sektorit të energjisë, sigurimi i efikasitetit energjetik i objekteve, bashkëpunimi me partnerët ndërkombëtarë për përmirësimin e standardeve globale ekologjike.
‘Realizimi i këtij procesi nuk është i mundur vetëm me hartimin e legjislacionit dhe dokumentacionit të mirë, por duhet mbështetur dhe monitoruar nga ekonomia, pra nga kompanitë. Prandaj jemi gjithmonë të hapur për mbështetjen zgjidhjeve inovative dhe për përdorimin e teknologjive më të mira të disponueshme që arrijnë rezultate më të mira, por me kursime burimesh dhe mbrojtje maksimale të mjedisit’ deklaroi Mexhiti.
Zëvendëskryeministri i Parë dhe Ministër i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Izet Mexhiti tha se në kushte të një krize energjetike dhe në drejtim të arritjes së synimeve globale dhe kombëtare për zhvillim të qëndrueshëm, duhet që burimet t’i përdorim në mënyrë ekonomike dhe të qëndrueshme, të orientohemi drejt burimeve të rinovueshme të energjisë e industrinë dhe kompanitë.