Mexhiti: Afër 10 mijë mërgimtarë kanë ardhur për ta vulosur ndryshimin në politikën shqiptare

Bartësi i koalicionit VLEN në Njësinë e Parë Zgjedhore, Izet Mexhiti, në një konferencë për media ka falënderuar diasporën që sipas tij ka ardhur nga gjitha vendet e Evropës, kanë lënë punët e tyre dhe familjet e tyre për të votuar.

Marketing

“Janë afër 10 mijë të cilët kanë ardhur për ta vulosur ndryshimin që duhet të ndodhë në politikën shqiptare. Pra, po frynë era e ndryshimit. Kjo do të jetë edhe një motivim më i madh edhe për ne që jemi këtu, kur ata me mijëra kilometra kanë bërë për ta shfrytëzu të drejtën e tyre për të votuar për ndryshimin, kjo është një motiv plus për të gjithë qytetarët tanë që kaun afër, duhet vetëm 5 minuta t’i ndajnë për ta bërë këtë ndryshim”, tha Mexhiti.

Mexhiti tha se BDI dhe Fronti Evropian i kanë shqelmat e fundit, po vazhdojnë me shantazhe me presione ndaj biznesit, me blerje të votave, por, tha se kjo nuk do të ju mjaftojë ngase më 8 maj, ata do të ballafaqohen me popullin.