Ministri i Shëndetësisë, Fatmir Mexhiti thotë se incidenti i armatosur në spitalin e Tetovës nuk ka lidhje me sistemin shëndetësor. Mexhiti thekson se dy të plagosurit janë në kujdes intensiv, ndërsa njëri është në gjendje më të rëndë shëndetësore.
“Në Tetovë siç e dimë, dy grupe mes vete, për probleme të pazgjidhura mes vete, do të thotë rastësisht kanë qenë në oborr të Spitalit në Tetovë, në urgjencë, me sa di dy…informacione nga drejtori i Spitalit të Tetovës, janë transferuar në Shkup. Njëri në gjendje më të rëndë, tjetri në gjendje më të lehtë, ata janë në KARILL, në repartin për anestezion dhe reanimacion dhe mendoj pjesën tjetër do e zbardh MPB-ja, më pas edhe Prokuroria. Do të thotë nuk ka lidhje me shëndetësinë në këtë rast”, theksoi Mexhiti.