Mexhiti: Asnjë nga ministrat e BDI-së në lista për deputetë, dëshmon se kisha të drejtë sa të dobët që janë!

Kreu i Lëvizjes Demokratike, Izet Mexhiti në emisionin Click Plus të TV21, e ka ripërsëritur qëndrimin e tij se kuadrot në ekzekutivin e qeverisë të udhëhequra nga BDI kanë qenë të dobëta, prandaj sipas tij jorastësisht asnjëri nga ata nuk ndodhet në listat për deputetë.

Marketing

“Fakti që asnjë nga ministrat aktual të BDI-së nuk do jenë në lista për deputetë, dëshmon se kam pasur të drejtë për kuadrot e dobëta të BDI-së”, ka thënë Mexhiti.