Mexhiti: Ata që e ndihmuan Nikolla Gruevskin të ik nga vendi, po na e sjellin përsëri prapa

Kryetari i Lëvizjes Demokratike, Izet Mexhiti ishte mysafir në rubrikën Tema e ditës, në TV SITEL.

Marketing

Mes tjerash ai potencoi:”BDI ka hyrë thellë në kriminalitet, në biznesin e kazinove dhe kredive të shpejta që për çdo ditë i shohim që hapen nëpër lagjet tona, e që paraqesin legalizim i fajdes. Këta po keqpërdorin edhe flamurin evropian, duke folur çdo ditë për vlera eurointegruese, e evropiane, ndërsa realisht çfarë po bëjnë për çdo ditë është amnistimi i krimit dhe korrupsionit. Tek ne nuk funksionon shteti ligjor dhe çdo ditë e më tepër rrënohet kredibiliteti dhe besueshmëria e sistemit gjyqësor”.

Marketing