Në një intervistë në emisionin Pro&Contra të Tv Alfa, kryetari Lëvizjes Demokratike Izet Mexhiti tha se në emër të koalicionit Lidhja Europiane për Ndryshim publikisht disa herë ka ftuar Aleancën për Shqiptarët ti bashkangjitet frontit opozitar.
‘Ky nuk është ad-hok koalicion, por koalicion që do të funksionojë minimum deri në vitin 2030-të, ku planifikojmë të bëjmë reforma rrënjësore në shtet, në të gjitha fushat. Ju e shifni se BDI me çdo kusht mundohen ti arrijnë 61 deputetë me LSDM-në, sepse nuk e kanë hallin e popullit por të ngeljes në pushtet’, tha Mexhiti.
Mexhiti shtoi se koalicioni Lidhja Europiane për Ndryshim është i hapur përveç për ASH-në, edhe për Vetëvendosjen, shoqatat joqeveritare dhe intelektualë të pavarur, pasi krijimi i qeverisë së re në maj, do të kërkon kuadro nga të gjitha lëmitë.