Mexhiti: BDI e priste te dera Mickoskin derisa ne zhvillonim negociatat për Qeverinë e re!

Zv.kryeministri i parë, Izet Mexhiti, në një prononcim për gazetën LAJM, tha se ka qenë me kohë i informuar për ofertën që funksionarët e BDI-së ia kanë bërë kryeministrit Mickoski për t’u bërë pjesë e kabinetit të tij qeveritar.

Marketing

Mexhiti tha se oferta e BDI-së ishte e ulët dhe rrezikonte të rrënonte pozicionet e VLEN-it në bisedime.

“Duke i bërë bisedimet për formimin e qeverisë, faktikisht ka qenë rrënim I pozicionve tona politike, sepse ne duke biseduar me ata për të formuar qeveri, këta ishin tek recepcioni poshtë me oferta joshëse vetëm për të qenë pjesë e qeverisë, edhe me gjysmën e resorëve dhe pa hyrë aspak tek pjesa programore, pjesa politike. Kushti i vetëm ka qenë me çdo kusht të jenë edhe në këtë qeveri”, tha Mexhiti.

LAJM: A ju ka treguar Mickoski emrat e atyre që i kanë shkruar?

Mexhiti: Po. Janë pjesë e Frontit Evropian. Dy eksponentë janë të BDI-së dhe njëri është partner nga “Fronti Evropian”, nëse e kanë ende sepse kanë filluar të lëvizin.

LAJM: Përse mendoni se ka ardhur një ofertë e tillë nga “Fronti Evropian”?

Mexhiti: Atë e dinë ata më mirë. Ata nuk e kanë hallin as te qytetarët, as te pikat programore, as te gjuha e balansuesi, por kanë hallin e vetë. Mendojnë se duke qenë pjesë e qeverisë, mund t’i ikin përgjegjësisë.

Marketing