Mexhiti: BDI-ja ka funksionuar më parë edhe pa Grubin

Sot pas takimit me kreun e Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmetin, kryetari i degës së Çairit, Izet Mexhiti u prononcua para gazetarëve.

Marketing

I pyetur nëse edhe pas këtij takimi vazhdon t’i qëndroj asaj që ka nënshkruar në letrën e famshme të ashtuquajturit “Grupi i zjarrit”, Izeti tha se padyshim që i qëndron asaj që ka nënshkruar dhe se pavarësisht asaj ai do të vazhdoj të jetë pjesë e BDI-së.

Ato nuk janë kërkesa personale, por janë kërkesa parimore, të kthehet debati Brenda subjektit, jo jashtë partisë, ne nuk pretendojmë se kemi 100 përqind të drejtë, por kërkojmë debate që t’i tejkalojmë mosmarrëveshjet tona.

Izeti plotësoi edhe pjesën kur Ali Ahmeti ka thënë se BDI-ja mundë të vazhdojë pa Ali Ahmetin, pa Izet Mexhitin e të tjerët, duke thënë se asnjë nuk është i pazëvendësueshëm dhe se padiskutim se BDI-ja mundë të vazhdoj pa këta persona, ndërsa shtoi se BDI-ja ka funksionuar më parë pa Grubin./Alsat/

Marketing