Mexhiti: BDI-ja nuk njeh humbje, i fitojmë edhe këto zgjedhje

Nënkryetari i BDI-së, Izet Mexhiti duke folur për përbërjen e ardhshme qeveritare ka thënë se edhe këtë cikël zgjedhorë Bashkimi Demokratik për Integrim do të del fitues dhe si i tillë do të hyjë në Qeveri. Ai ka folur edhe për koalicionet LSDM-BESA apo ASH-AAA.

Marketing

“Me vet faktin që jemi përcaktuar të dalim vet me programin tonë në zgjedhje, para elektoratit, me raportin për rezultatet tona. Pra ne pretendojmë që edhe njëherë të marrim legjitimitetin e shqiptarëve dhe t’i përfaqësojmë shqiptarët. Historiku i BDI-së njihet se asnjëherë nuk ka hi si humbës në Qeveri. ka qenë në çdo përbërje sepse ka fituar shumicën e votave shqiptare”, deklaroi Mexhiti.

Cili koalicion është më serioz për BDI-në, LSDM-BESA apo ASH-AAA?

Publiée par TV21 sur Lundi 2 mars 2020