Nënkryetari i BDI-së Izet Mexhiti përmes një postimi në rrejtet sociale demanton shkrimet e publikuara në portale dhe media të cilat thirren në një lajm të publikuar më herët nga Almakos.
Ja postimi i tij i o plotë:
Të nderuar miq dhe simpatizantë të Bashkimit demokratik për Integrim
Ky reagim vjen pas një mori lajmesh të publikuara në portale dhe media të cilat thiren në një lajm të publikuar më herët nga Almakos.
Dua të hedh poshtë këtë lajm si të pavëertetë. Stilin tim të veprimit në politikë, tanimë nga themelimi i BDI-së në vitin 2002, miqt dhe simpatizanzët e kanë të njohur dhe sigurisht se e dijnë që ky lloj veprimi nuk është i vërtetë. Në fakt, demokracia nuk e njeh gjuhën e ultimatumit në provinencën tonë politike, kurse të gjitha dallimet në qëndrime ne i debatojmë hapur dhe këto qëndrime tanimë janë të njohura për opinionin.