Mexhiti: Do të vazhdojmë të tregojmë respektin dhe kujdesin maksimal për pensionistët

Kryetari i Lëvizjes Demokratike Izet Mexhiti bashkë me anëtarët e koalicionit VLEN sot kanë takuar pensionistët. ‘Pensionistët kanë kontribuar gjithë jetën për ne, sot është koha që të kontribuojmë ne për ta’, ka theksuar mes tjerash Mexhiti.

Marketing

Postimi i plotë:

Pensionistët kanë kontribuar gjithë jetën për ne, sot është koha që të kontribuojmë ne për ta.
Sot së bashku me Bekimin, Meritën e Visarin, kisha kënaqësinë e veçantë që ne zyren e tyre të takoj Shoqatën e pensionistëve të Çairit.
Kemi një raport miqësor të dyanshëm që daton që moti. E kemi përkrahur njëri-tjetrin në kontinuitet dhe ky bashkëpunim vazhdon.
Ne do të vazhdojmë të tregojmë respektin dhe kujdesin maksimal për pensionistët, dhe do t’i dëgjojmë gjithnjë këshillat e kërkesat e tyre, sepse fjalët e tyre janë flori!
RESPEKTI VLEN 6!