Samiti i Komunitetit Politik Evropian (EPC Summit) i mbajtur në Londër ishte një ngjarje e rëndësishme për forcimin e bashkëpunimit dhe dialogut mes vendeve të Evropës.
Në kuadër të këtij samiti, së bashku me Kryeministrin z. Mickoski dhe Ministren e Energjetikës, znj. Sanja Bozhinovska, patëm një takim konstruktiv edhe me Presidentin e Këshillit të Evropës, z. Charles Michel.
Gjatë këtij takimi, theksuam rëndësinë e bashkëpunimit të ngushtë me institucionet evropiane, për të përmbushur qëllimet tona strategjike, veçanërisht në fushat e mjedisit dhe energjisë.
Gjithashtu diskutuam mbi sfidat dhe mundësitë, që paraqiten për Maqedoninë e Veriut, duke nënvizuar angazhimin tonë për të ndjekur reformat e nevojshme, dhe për të përforcuar rrugën drejt integrimit evropian, të Maqedonisë së Veriut.
Samiti në Londër ishte një hap i rëndësishëm drejt këtij qëllimi, dhe jemi të bindur se bashkëpunimi ynë, me Këshillin e Evropës dhe institucionet e tjera do të sjellë rezultate pozitive, për vendin tonë!