Mexhiti: Është koha për faktorizimin e votës shqiptare duke mbështetur konceptin e liderit tonë Ali Ahmeti!

Mbrëmë në Çair Bashkimi Demokratik për Integrim hapi shtabin komunal zgjedhor për zgjedhjet presidenciale të 21 prillit.

Marketing

Nënkryetari i BDI-së dhe njëherit shef i shtabit zgjedhorë të kësaj partie Izet Mexhiti theksoi se tani është koha për faktorizimin e votës shqiptare duke mbështetur konceptin e liderit Ali Ahmeti.

‘Me hapjen e shtabit komunal Çair për zgjedhjet presidenciale 2019 fillojmë karavanin e BDI-së në çdo cep që frymon shqip.
Tani është koha për faktorizimin e votës shqiptare duke mbështetur konceptin e liderit tonë Ali Ahmeti!
NATO DHE EU!’, ka thënë Mexhiti.