Izet Mexhiti nga koalicioni VLEN i ftuar në Alsat deklaroi se BDI-ja është parti e cila për fat të keq nuk ka ndër mend që të reformohet, andaj në një far forme i bëri thirrje anëtarësisë së kësaj partie që të lëviz drejt opsioneve të reja.
“Mbrëmë mendoj se kam dilema se kush është gëzuar më shumë për fytyrën e vërtet të Grubit dhe kontributin e tij në BDI dhe qeveri. Kam përshtypjen që dikush në BDI dikush u gëzua më shumë. Lista e zezë dominon me figura që janë brenda BDI-së dhe Frontit Evropian. Mendon se është momenti i fundit që anëtarësia e BDI-së të lëvizë drejtë opsioneve të reja, sepse mendoj se bëhet fjalë për opsion politik i cili nuk mendon të reformohet”, deklaroi Izet Mexhiti, LD-VLEN.