BDI përmbylli fushatën për zgjedhjet presidenciale 2019 me tubimin madhështor në Shkup.
Shefi i shtabit zgjedhor i BDI-së Izet Mexhiti edhe njëherë theksoi se partia e Ali Ahmetit mbështet kandidaturën e Stevo Pendarovskit.
‘Më 5 maj vendoset mes të bardhës dhe të zezës, mes progresit dhe regresit, mes perëndimit dhe lindjes’, theksoi mes tjerash Mexhiti.
Sipas tij abstenimi më 5 maj rrezikon BE-në dhe NATO-në ndërsa ndihmon VMRO-DPMNE-në.
‘Ju ftoj që më 5 maj të vërshojmë kutit e votimit për të siguruar të ardhmen europiane dhe të rrumbullakojmë filozofinë e Ali Ahmetit për kandidatin e përbashkët Stevo Pendarovski’, ka theksuar Mexhiti.
Publiée par Izet Mexhiti sur Jeudi 2 mai 2019