Shkupi dhe mbarë komuniteti mysliman në Maqedoninë e Veriut janë në zi pas ndarjes nga jeta të hafëz Sadudin Sulejmanit, një prej figurave më të shquara të fesë islame në vend.
Zëvendëskryeministri i parë, Izet Mexhiti, ka shprehur ngushëllimet e tij për familjen, të afërmit dhe gjithë besimtarët myslimanë, duke e cilësuar Sulejmanin si një emblemë të jetës fetare islame dhe një krenari për Shkupin me sukseset e tij në garat ndërkombëtare të recitimit të Kuranit.
“Sot ndahemi nga një zë i mrekullueshëm dhe një personalitet i qëndrueshëm, por kujtimi i tij do të mbetet përgjithmonë,” theksoi Izet Mexhiti.