Mexhiti: Ismet Jashari ishte kullë e bashkimit të shqiptarëve

Izet Mexhiti

Marketing

Siç e thotë kënga, Ismet Jashari, i njohur si komandant Kumanova, ishte kullë e bashkimit të shqiptarëve. Qëndrestar sikurse malet e Karadakut, heroi Ismet Jashari ishte gjithmonë gati për Kosovën, për shqiptarët, për flamurin, për lirinë.

Erdhi nga Zvicra për t’i dalë zot Kosovës, tokës që e donte më shumë se vetë jetën. E pikërisht për këtë tokë e dha jetën e tij, ndërsa sot pushon i qetë në altarin e lirisë së Kosovës. Heroizimi i tij është udhërrëfyes dhe horizontçelës për secilin prej nesh, për çdo ditë.

Secili përkujtim për dëshmorin e kombit Ismet Jashari është një akt i rëndësishëm, që nderon sakrificat e atyre që dhanë jetën për lirinë dhe dinjitetin e kombit tonë. Në përvjetorin e 26-të të rënies së komandant Kumanovës, zotohemi se do të vazhdojmë të mbrojmë vlerat dhe liritë për të cilat ai dha jetën.