Mexhiti: Jemi për politikë pragmatike

Në emisionin “Rruga drejt” ku në fokus ishin Zgjedhjet e 12 prillit, nënkryetari i BDI-së Izet Mexhiti deklaroi se BDI është për një politikë pragmatike dhe jo te merremi me fraza populliste si në vitet e 90-ta.

Marketing

“Ne jemi për politikë pragmatike, për politika që maten mendoj që ka kalu koha e viteve 90 ku me fraza populiste mund të mashtrohen shqiptarët dhe fundi fundit politiken e bëjnë numrat.

Në parlament është shumë e rëndësishme se në ishim dëshmitar ku para 2-3 viteve kur u formua kjo qeveri se sa ishin numrat në Parlament ku VMRO 51, LSDM 49 ku një votë mund ta ndryshonte orientimin e këtij shteti.

Andaj mendoj se duhet ma kthjelltë ti bëjmë analizat tona të kontribuojmë për faktorizim të votës shqiptare duke mos mohu që këtu jemi eksponent të partive politike që nuk harrojmë që subjekti I tij del ma mirë.” deklaroi Mexhiti

të ftuar ishin edhe Elmi Aziri, nënkryetarë i ASH-së, Kastriot Rexhepi, nënkryetarë i Lëvizjes BESA

Marketing