Mexhiti: Jemi rast unik ku nga qeveria dolëm në opozitë për arsye parimesh (VIDEO)

Kryetari Lëvizjes Demokratike, Izet Mexhiti gjatë pjesëmarrjes në emisionin dedikuar partive shqiptare në Maqedoninë e Veriut në televizionin Euronews Albania, tha se dalja e tij nga partia ku ishte bashkëthemelues, ishte një proces trevjeçar dhëniesh vërejtje dhe kritika konstruktive, të cilat për fat të keq u shpërfillën dhe dominuan interesat personale të lidershipit partiak dhe qeveritar, në vend të interesave të qytetarit që na votoi.

Marketing

‘Ata që sot janë në ekzekutiv, kanë ardh në BDI deri sa kemi qenë parti në qeveri, pra janë mercenar që kanë ardhur për të zënë pozicione personale. Aq shumë pushtet kanë sot shqiptarët në qeveri dhe aq pak ndjehet kjo nga shqiptarët, sepse ekzekutivi shqiptar sot shpërtheu me afera korruptive, me skandale të përditshme dhe asnjë e mirë për shqiptarët dhe vendin’ tha Mexhiti.

Në pyetjen e gazetares se si do të dalë në zgjedhjet e ardhshme Lëvizja Demokratike, Mexhiti u përgjigje se dalja do të jetë në bllok opozitar, i pari pas 20 vitesh monopol politik të BDI-së me strategji të qartë, dhe me premtim që asnjëherë më të mos lejohet që një parti të keqpërdor në këtë mas pushtetin për interesa personale, siç po vepron BDI e Artan Grubit.

‘Ndryshimi jo që do të ndodh por ai më veç ka ndodhur, tani më kemi dy blloqe, njëri i karrigeve qeveritare dhe tjetri i opozitës, kush është i kënaqur me qeverinë ka kënd ta voton dhe për herë të parë ata që nuk janë të kënaqur kanë opsion Bllokun opozitar’, tha njeriu i parë i Lëvizjes Demokratike Izet Mexhiti.

Marketing