Mexhiti: Kazino online “MegaWin” do të mbyllet të martën

Zv/kryeministri i parë, Izet Mexhiti, në konferencë për media u pyet edhe për pjesën e mbetur të kazinove online që kanë mbetur ende në funksion, edhe pse u tha se të gjitha janë mbyllur.
Ai tha se kompania e vetme që aktualisht operon, MegaWin do të mbyllet në seancën e ardhshme të qeverisë.
“Megawin është 100% shtetërore, që organizon online, ka procedurë tjetër, në mbledhjen e ardhshme, të martën, do të mbyllet edhe ajo dhe 100% online kazinotë të jenë jashtë funksionit në RMV”, deklaroi Mexhiti.

Marketing
Marketing