Gjithashtu, unë në këtë moment dua të them se kjo Qeveri e re nuk është vetëm e fjalëve por edhe e veprave ndaj unë dua të falënderoj Kryeministrin tonë për këtë Qeveri të re që do t’i japë një miliard euro të gjitha komunave për decentralizim, ku është pjesë e Marrëveshjes Kornizë të Ohrit dhe e cila do të zgjidhë shumë probleme thelbësore në vendbanimet tona dhe në komunat tona, në funksion për një jetë më të mirë të të gjithë qytetarëve në Republikën e Maqedonisë së Veriut.
Do të doja që kjo të shkojë në atë organizatë e cila ka nënshkruar të gjitha këto mënyra, në fazat e decentralizimit fiskal, sepse kjo Qeveri ka vullnet të mirë për decentralizim, por nuk duhet të mbetet vetëm me fjalë sepse mund të vijë një Qeveri tjetër që nuk do të ketë prioritete të tilla, prandaj duhet të bëjmë një zgjidhje sistematike, kështu që me kompetencat dhe problemet të kemi financa dhe buxhet për ato, sepse në fund të fundit kjo po i hap dyert për qytetarit e Republikës së Maqedonisë së Veriut.
Ne nuk e dimë se në të kaluarën kjo është harruar, e cila ka qenë pjesë shumë domethënëse e kësaj Marrëveshjeje Kornizë të Ohrit dhe është e përzier me disa gjëra të tjera, me disa ngjarje që nuk ia vlejnë dhe ne dëshmojmë se kemi kapacitet për gjëra shumë të mira, siç janë këto pjesë të Marrëveshjes Kornizë të Ohrit.
Dëshiroj ta mbyll këtë si një fillim të mbarë të kësaj qeverisjeje të mirë që ka për qëllim të kemi një shtet të drejtë, pa korrupsion, luftë kundër korrupsionit dhe zhvillimin e perspektivës dhe standardit ekonomik të të gjithë qytetarëve.
Gjithashtu, një nga shtyllat kryesore është decentralizimi, i cili është një qëllim evropian dhe ne duam të jemi pjesë e tyre.
Faleminderit shumë.”