Mexhiti komenton largimin e Thaçit nga Fronti Evropian

Zv/kryeministri Izet Mexhiti gjatë ditës së sotme u pyet për larigmin e kryetarit të PDSH-së, Menduh Thaçi nga Fronti Evropian dhe nëse është me të në bisedime për t’ju bashkangjitur shumicës në pushtet.
Mexhiti tha se ai personalisht nuk është duke biseduar me Thaçin.
“Siç edhe paralajmërova para do muajve ata nuk u bën bashkë për ideologji ose për qëllime më të larta por si të mbijetojnë në skenën politike. Kështu që momentin që nuk janë në qeveri nuk ka kauzë politike për Frontin”, tha Mexhiti, raporton SHENJA.
Sa i përket kalimit të ndonjë deputeti të Frontit në radhët e tyre, Mexhiti tha se në periudhën e ardhshme do të ketë më tepër informacione.

Marketing
Marketing