Mexhiti: Kontrolli i shpejtë inspektiv është prioritet për mbrojtjen e mjedisit

Zëvendëskryeministri i Parë dhe Ministri i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, Izet Mexhiti, sot mbajti një takim pune me drejtoreshën e Inspektoratit Shtetëror për Mjedisin, Ivana Ginovska, dhe drejtorin e Drejtorisë për Mjedisin, Igor Nikoski.

Marketing

Në takim u shqyrtua plani akcional për kontrolle të përforcuara të inspektorëve, me qëllim zbatimin efikas të ligjeve për mbrojtjen e mjedisit. Ministri Mexhiti theksoi se kontrollimet inspektuese duhet të kryhen me një dinamikë të shtuar, për të parandaluar aktivitetet ndotëse dhe për të siguruar zbatimin e qëndrueshëm të rregulloreve.

Si pjesë e Ministrisë së Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, Inspektorati Shtetëror i Mjedisit dhe Drejtoria e Mjedisit kanë një rol kyç në zbatimin e politikave për mbrojtjen e burimeve natyrore. Mexhiti theksoi se efikasiteti i tyre është thelbësor për ruajtjen e mjedisit dhe se Ministria do të sigurojë mbështetje të plotë për forcimin e kapaciteteve të tyre.

Ministria mbetet e angazhuar për përmirësimin e mekanizmave për monitorim dhe kontroll, me qëllim që qytetarët të jetojnë në një mjedis më të pastër dhe më të sigurt.

Marketing