Mexhiti: Kot i fërkoni duart, VLEN-i nuk përçahet

Zv/kryeministri Izet Mexhiti, mori pjesë në shënimin e 10 vjetorit të themelimit të Lëvizjes BESA. Në fjalimin e tij, Mexhiti, tha se VLEN edhe më shumë po forcohet, ndërsa tubimet ndaras të cilat po i mbajnë këta parti, nuk janë ndonjë shenjë përçarje.
“Dikush pyet prej anash çfarë po ndodh! Sheh kuvende të Aleancës, të LD-së, Alternativës, Besës, dhe i fërkon duart se do ketë përçarje. Por ne i themi nuk arritët ta këtë VLEN sepse ja vlejti dhe bëni ndryshimin, as kur ishim në opozitë as kur e kishit pushtetin, edhe atëherë kur kishit gjithë ato instrumente për presione, mos fërkoni duart se tash, fuqizimi dhe forcimi i Besës, është të njëjtën kohë fuqizim i VLEN-it, i LD-së, i Aleancës i Alternativës”, deklaroi Mexhiti.

Marketing
Marketing