Mexhiti: Kultura është shpërfaqje e shpirtit të kombit

Izet Mexhiti

Marketing

Kultura është shpërfaqje e shpirtit të kombit. Pra është një pasqyrë që reflekton botëkuptimet e thellësinë e kombit. Arti është ura që përbashkon popujt, ndërsa teatri është skena më madhështore ku pikëtakohet shpirti dhe urtësia.

Pjesëmarrja e mbrëmshme në edicionin e 11-të të festivalit “K’tu Fest”, bashkë me ministrin Arben Taravarin, ishte një nder i jashtëzakonshëm. Në teatrin Poshka të Strugës, secili çast ishte i veçantë, një valë emocionesh që rrëfen e rikujton fuqinë e artit. E mbrëmshmja shfaqje ishte përkujtim për një të kaluar të vështirë të popullit tonë, që asnjëherë nuk duhet harruar.

Arti është zemra e një kombi dhe skena është vendi ku ajo rreh më fuqishëm. Kombi ynë është i gjallë, sepse arti, teatri, skena, festivali i saj është një truall gjallues dhe frymëzues. Çdo ditë, sot, nesër e përgjithmonë, në çfarëdo funksioni që do të jem, do të kujdesëm që kjo zemër frymëzuese të mos ndalojë kurrë.

Faleminderit për këtë mbrëmje të bukur arti!

Marketing