Mexhiti: Lëvizja Demokratike, po rritet!

Kryetari i Lëvizjes Demokratike Izet Mexhiti përmes një njoftimi në facebook informon se partia e tij ka filluar me themelimin e degëve të saj. Këtë rrugëtim Mexhiti e filloi nga Pllasnica duke paralajmëruar themelimin edhe të degëve tjera në mbarë vendin.

Marketing

Postimi i plotë:

Lëvizja Demokratike, po rritet!
Nga Pllasnica, po nisim edhe themelimin e degëve të Lëvizjes Demokratike, në mbarë vendin!
Në takimin me qytetarët e Pllasnicës, ndjeva krenarinë dhe besimin që ata kanë tek ne dhe misioni ynë. Ky vend simbolizon fillimin e rrugëtimit tonë për ndryshim, dhe qytetarët e Pllasnicës mbeten shtylla e fuqishme e përkushtimit tonë.
Me besimin e qytetarëve, ne do të vazhdojmë të ndërtojmë të ardhmen që meritojnë!

Marketing