Mexhiti: Ligji për përfaqësim të drejtë dhe adekuat drejt përfundimit

Ligji për përfaqësim të drejtë dhe adekuat është drejt përfundimit dhe në të parashihen gjoba të larta për të gjitha subjektet juridike dhe institucionet në vend që nuk do ta respektojnë atë. Kështu deklaroi zëvendëskryeministri I parë, Izet Mexhiti, duke hedhur poshtë akuzat e opozitës, e duke u kujtuar atyre se për 20 vite nuk kanë sjellë një ligj të tillë dhe nuk janë marrë aspak me çeshtjen etnike në vend.

Marketing

“Akuzojnë se s’është sjellë ligji për përfaqësim adekuat, harrojnë se 20 vite nuk kanë sjellë një ligj të tillë. Harrojnë që prej vitit 2002 deri në vitin 2015, as nuk ka pas ligj as mekanizëm të balancuesit. Prej 2015 deri para dy viteve, ka pas vetëm një mekanizëm për balancim, apo balancuesi, dhe ky mekanizëm u hoq nga gjykata kushtetuese dhe ne nuk jemi si ata kur u hoq ligji për librat amë, që fëmijëve t’u përcaktohet përkatësia etnike, u hoq dhe as muhabetin nuk ja bënë, por ne demonstruam se jemi faktorë në qeverinë e RMV-së dhe jemi në përfundim të zgjidhjes ligjore në kuadër të institucioneve dhe do të ketë ligj të posaçem për përfaqësim adekuat që do e detyron, pavarësisht a është shqiptarë, apo turk, apo maqedon a është ministër apo drejtor apo diçka tjetër, e ka patjetër ta respekton ligjin, sepse nëse nuk e respekton ligjin do të ballafaqohet me gjoba të larta edhe si institucion edhe si subjekt juridik edhe si subjekt fizik”, tha Izet Mexhiti, Zv kryeministër i parë .