Mexhiti: Maqedonia vendi më i centralizuar në rajon, BDI 20 vite nuk bëri asgjë

Zv/kryeministri i parë i Maqedonisë së Veriut, Izet Mexhiti deklaroi se Maqedonia është vendi më i centralizuar në rajon dhe BDI për 20 vite nuk bëri asgjë.
“Ato që dalin me idetë për ndarje të re territoriale të Maqedonisë janë të mirë për opozitë. Por kur janë pjesë e qeverisë i harrojnë ato punë. Decentralizimi është një ndër shtyllat kryesore të Marrëveshjes së Ohrit dhe ideja e ndërkombëtarëve ka qenë që sa më tepër të decentralizohen komunat aq më tepër do të fuqizohen komunat. Duke e pas parasysh Marrëveshjen e Ohrit dhe faktin se BDI gjatë pushtetit 20 vjecar ka pasë edhe ministra të pushtetit lokal, mund të konstatojmë se Maqedonia është shteti më i centralizuar në Ballkan dhe regjion pas Qipros”, deklaroi Mexhiti.
Ai theksoi se, qeverisja e tanishme ka në program ndarjen e 1 miliard eurove për komunat në përgjithësi, ku shqiptarët do të marrin 30 për qindshin e kësaj shume.
“Kjo do të jetë një fuqizim i decentralizimit dhe poashtu kemi një plan për realizimin e decentralizimit fiscal që do I fuqizon edhe komunat shqiptare”, u shpreh Mexhiti.(INA)

Marketing