Mexhiti: Mbështesim inovacionet e nxënësve në Kavadar për sfidat mjedisore

Zëvendëskryeministri i Parë dhe Ministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Izet Mexhiti, i shoqëruar nga drejtori i Administratës për mjedisin jetësor, Igor Nikoski dhe drejtoresha e Inspektoratit Shtetëror të Mjedisit, Ivana Ginovska, vizituan “Kiro Spandzov-Brko”. Shkolla e mesme në Kavadar, ku patën mundësinë të shohin risitë, gjegjësisht makinat për pastrimin e ajrit, të prodhuara nën mentorimin e profesorit të tyre Dimitrije Angelkovski.

Marketing

Gjatë vizitës, gjimnazistët dhe mësuesi i tyre i prezantuan zëvendëskryeministrit Mexhiti risitë e tyre, të cilat konsistojnë në zgjidhje inovative për sfidat mjedisore që ekistojnë në vendin tonë.

Gjatë vizitës u prezantuan projekte si komposti, i cili prodhon pleh organik nga mbetjet ushqimore, si dhe akumulatorë energjie që kontribuojnë në përmirësimin e kushteve mjedisore.

Nxënësit demonstruan punën e tyre dhe realizimin e projekteve që ndikojnë pozitivisht në qëndrimin e tyre të përditshëm në shkollë.

Drejtorët e pranishëm theksuan rëndësinë e mbështetjes nga Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor për ndikimin e këtyre projekteve në shkolla dhe institucione të tjera.

Ministri Mexhiti u uroi studentëve suksese të mëtejshme, duke shprehur shpresën se këto nisma do të vazhdojnë të zhvillohen, duke kontribuar për një mjedis jetese më të pastër dhe më të shëndetshëm për të gjithë. 

Marketing