Çfarë sekretesh fsheh ky ligj, të cilin Grubi dhe partia e agjendës së gjelbërt don në mënyrë klandestine ta kontrabandojë, një herë me flamur europian e një herë me flamur sicilian.
Ne do ti themi STOP, sepse ky mashtrim nuk guxon të kalon.
Respektivisht Propozim ligji i ahmetianëve, në nenin 10 parashikon largimin e objekteve të bastoreve por jo edhe të KAZINOVE në minimum 500 metre distancë nga objektet e shkollave të mesme dhe fillore. Me ligjin e propozuar, KAZINO mund të ketë edhe në obor të shkollave. Pra Neni 10, bën ndarje dhe numëron vetëm disa lloje të lojërave të fatit, duke lënë hapsirë për të lulëzuar akoma më shumë Kazino thertoret. Ky nen me qëllim NUK PËRSFHIN KAZINOT.
Pra edhe me sjelljen e këtij ligji, Artan Grubi, do të mbyllë gjoja disa bastore, për ti hapur rrugën biznesit të KAZINOVE ekskluzivisht për një ekipë të nëntokës sërbe. Pra, po Rusisë përmes Sërbisë!
Edhe një herë e përsëris, neni për largimin e lojërave të fatit 500 metre nga shkollat, nuk i përfshin Kazinot. Pra ato, jo që nuk do të pakësohen, por do të shtohen, duke rrit ashtu dhe numrin e aparateve për ti rrjep edhe më shumë qytetarët.
Urgjentisht kërkojmë nga klani sicilian të heq dorë nga masakrimi i popullatës sonë.
Urgjentish kërkojmë, jo vetëm 500 metra, por të hiqen tërërisht, dhe jo vetëm bastoret, po edhe KAZINOT.
Përveç projektit Kazino në çdo rrugicë, Artani tanimë me sukses po zbaton projektin KAZINO në çdo shtëpi duke dhënë 4 licenca për ONLINE KAZINO kompanive ku ortak është Përparim Bajrami, tanimë figurë e njohur që ekzekuton urdhërat e klanit.
Në vijim po ju jap të dhënat e këtyre 4 kompanive të posa themeluara për Kazino ku ortakllëku shihet qartë. Në secilën nga këto 4 kompani, ortak është marioneta e Artan Grubit. Njëra nga këto kompani është e themeluar bashkë me Kazinot MOZZART – nga Beogradi. Kurse 3 kompanitë të tjera poashtu janë me përfaqësues të nëntokës Bullgare dhe Malazeze.
Kompanitë e posathemeluara nga marioneta e Artan Grubit me nëntokën:
1. Llotaria Shtetërore – MOZZART – Themeluar Janar 2024
2. Llotaria Shtetërore – VEZUV – Themeluar Janar 2024
3. Llotaria Shtetërore – 77 BITS – Themeluar Dhjetor 2023
Sipas dokumentave në vijim, marioneta e Artan Grubit dhe persona tjerë të lidhur me BDI janë zyrtarisht ortak në këto biznese, të licencuara nga Qeveria për ONLINE KAZINO.
Po të pyesim publikisht, a vlen i tërë ky masakër i popullit?
A ju bën të lumtur ortakllëku me Novomatik? Kompani pronare e Admiral, Astra, Apex, Flamingo, Novo VLT dhe HLT?