Mexhiti: Me nxjerrjen e kandidatit për president,BDI po përçan votën shqiptare

Lideri i Lëvizjes Demokratike, Izet Mexhiti ka thënë se me nxjerrjen e Bujar Osmanit në moment të fundit për kandidat për president, BDI vendosi që vota shqiptare të mos jetë e unifikuar pas kandidaturës së doktor Taravarit, dhe me vetëdije të plotë po rrezikon futjen e tij në raundin e dytë.

Marketing

‘Kemi besuar se BDI do të tejkalon vetëveten dhe se ashtu siç ka përkrahur edhe kandidat maqedonas, siç ishte rasti me z.Pendarovski, do të përkrah z.Taravari, mirëpo u pa se BDI nuk e ka hallin e shqiptarëve dhe nuk punon në interes të unifikimit të votës shqiptare’, tha Mexhiti.

Mexhiti tha se njejtë siç u harrua agjenda e gjelbër, do të harrohet edhe kandidatura e Bujar Osmanit për president.

Marketing