Zëvendëskryeministri i parë Izet Mexhiti, së bashku me kryeministrin Hristijan Mickoski dhe përfaqësues të kabinetit qeveritar, vendosën gurthemelin për rikonstruksionin e rrugës lokale Draçevë-Motel Kitka, në segmentin Uji i Kuq-Kitka.
Status i plotë i facebook
Sot, së bashku me kryeministrin Mickoski dhe përfaqësues të kabinetit qeveritar, vendosëm gurthemelin për rikonstruimin e rrugës lokale Draçevë-Motel Kitka, në segmentin Uji i Kuq-Kitka. Ky projekt, me gjatësi 6.5 kilometra dhe vlerë prej 63.5 milionë denarësh, financohet nga fondet e dedikuara të Qeverisë për komunat.
Ky investim nuk është thjesht një rindërtim rruge, por një hap i rëndësishëm për përmirësimin e infrastrukturës dhe jetës së qytetarëve. Banorët e Studeniçanit do të kenë një qarkullim më të shpejtë dhe më të sigurt, ndërsa qasja drejt Malit Kitka do të bëhet më e lehtë dhe më e aksesueshme.
Ne vazhdojmë të dëshmojmë me vepra se qytetarët janë prioriteti ynë. Çdo vendbanim do ta ndjejë mbështetjen e Qeverisë, sepse secili meriton kushte më të mira dhe një jetë më cilësore.
Nga fjalët te veprat: Ndryshe nga e kaluara, ne ndërtojmë për të ardhmen