Mexhiti: Në këtë vit të ri le të vazhdojmë të ndërtojmë një të ardhme më të mirë

Zëvendëskryeministri i parë Izet Mexhiti ka uruar gjithë qytetarët në prag të ndërrimit të viteve. ‘Viti 2024 po mbyllet si një vit i fitoreve të mëdha.’, thekson mes tjerash Mexhiti. Sipas tij ky sukses është rezultat i përkushtimit të qytetarëve për një shtet të drejtë.

Marketing

Postimi i plotë:

Të dashur qytetarë,
Viti 2024 po mbyllet si një vit i fitoreve të mëdha. Ky vit na dëshmoi se kur bashkojmë forcat dhe besimin tonë në një të ardhme më të mirë, gjithçka është e mundur.
Sukseset tona janë rezultat i përkushtimit tuaj, i punës së palodhshme të çdo qytetari, dhe i vizionit të përbashkët për një shtet të drejtë, të zhvilluar dhe të barabartë për të gjithë.
Dua t’ju falënderoj për besimin dhe mbështetjen tuaj, të cilat janë frymëzimi ynë më i madh për të vazhduar punën me përgjegjësi dhe përkushtim. Në këtë vit të ri, le të forcojmë më tej unitetin tonë dhe të vazhdojmë të ndërtojmë një të ardhme ku secili prej nesh mund të ndjehet krenar për vendin tonë.
Ju uroj të gjithëve një vit të ri të mbushur me paqe, shëndet dhe begati për familjet tuaja.
Me respekt dhe mirënjohje,
Izet Mexhiti

Marketing