Mexhiti: Në listat e VLEN-it për deputetë nuk do të ketë njerëz në listën e zezë të SHBA-ve

Për dallim nga BDI të cilët do të kenë në lista njerëz të inkriminuar, sipas kreut të LD-së, Izet Mexhiti listat e VLEN-it për deputetë do jenë me njerëz që nuk janë në listën e zezë të SHBA-ve.

Marketing

“Sa i përket listave, ndonëse nuk i kemi përmbyll, listat e VLEN-it do jenë me kandidat që nuk janë në listat e zeza, nuk janë të përfolur për korrupsion dhe nuk kanë të bëjnë me kriminalitete”, tha Mexhiti.