Mexhiti në mesin e popullit, takoi banorët e lagjeve të Çairit, në rrugët e Gazibabës

Lideri i Lëvizjes Demokratike njëherit kandidat i zonës 1 zgjedhore z. Izet Mexhiti së bashku me partnerët e koalicionit VLEN mëngjesin e sotshëm vërshuan rrugëve të lagjeve të airit ku u mirëpritën nga banorët e po kësaj zone, transmeton bashkë.tv.
Postimi i plotë nga Izet Mexhiti:
“Sot së bashku me Bekimin shfrytëzuam që nga mëngjesi kohën e bukur me diell, për shetitje në disa nga lagjet e Çairit, në rrugët e Gazibabës.
Kaluam ditën në mesin e popullit, me të cilët biseduam për problemet me të cilat ata ballafaqohen si dhe për pritshmëritë nga qeveria e ardhshme.
Fryma e ndryshimit ndjehet në çdo rrugë. Çdo shtëpi na priti me derë hapur dhe dyert e hapura do të jenë edhe në institucionet e shtetit për të gjithë qytetarët pas 8 Majit!
Ndryshimi po vjen, sepse Ndryshimi VLEN! 6️⃣☑️Vazhdojmë.” – thotë Mexhiti
https://www.facebook.com/share/p/DF3AuaAZzJhc1gwE/

Marketing