Mexhiti në shënimin e Ditës së Arsimit në Gjuhën Turke

Zëvendës kryeministri i Parë dhe Ministër i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor z. Izet Mexhiti mori pjesë në shënimin e Ditës së Arsimit në Gjuhën Turke ku i pranishëm ishte edhe Kryetari i Kuvendit të Madh Kombëtar të Turqisë, Prof. Dr. Numan Kurtulmuş. ‘Jemi dhe do të mbetemi të përkushtuar për avancimin e të drejtave të qytetarëve turq, si dhe për kultivimin dhe ruajtjen e trashëgimisë së tyre gjuhësore dhe kulturore’, thekso mes tjerash Mexhiti.

Marketing

Postimi i plotë:

Pata nderin dhe kënaqësinë të marr pjesë në shënimin e Ditës së Arsimit në Gjuhën Turke, organizuar nga Lidhja e organizatave joqeveritare turke në Maqedoninë e Veriut. Në këtë ngjarje të veçantë ishte i pranishëm edhe Kryetari i Kuvendit të Madh Kombëtar të Turqisë, Prof. Dr. Numan Kurtulmuş.
Shënimi i kësaj dite ka një rëndësi të madhe për komunitetin turk, duke dëshmuar respektin tonë të veçantë për secilin komunitet në vend dhe për kontributin e tyre të jashtëzakonshëm në zhvillimin e shoqërisë në përgjithësi.
Jemi dhe do të mbetemi të përkushtuar për avancimin e të drejtave të qytetarëve turq, si dhe për kultivimin dhe ruajtjen e trashëgimisë së tyre gjuhësore dhe kulturore.
Të gjithë qytetarëve turq u uroj nga zemra këtë datë të rëndësishme – 21 Dhjetorin, Ditën e Arsimit në Gjuhën Turke!

Marketing