Zëvendsëkryeministri i Parë dhe ministër i mjedisit jetësor dhe planifikimit Hapësinor Izet Mexhiti priti sot në një takim pune ambasadoren e Japonisë në shkup, E.S. Kawahara Setsuko.
Mexhiti dhe Setsuko theksuan rëndësinë e partneritetit të ngushtë dhe afatgjatë midis dy shteteve në tërësi, deh veçanërisht në fushën e mbrojtjes së mjedisit.
Mexhiti tha se ky takim është një dëshmi e angazhimit të Qeverisë së re për të intensifikuar bashkëpunimin me Japoninë, dhe realizimin e përbashkët të iniciativave të qëndrueshme të mjedisit dhe zhvillimit të gjelbër në Maqedoninë e Veriut.
Ambasadorja japoneze shprehu gatishmërinë e Japonisë për të vazhduar mbështetjen ndaj projekteve që kanë të bëjnë me mbrojtjen e natyrës, përmirësimin e cilësisë së ajrit, menaxhimin e ujërave dhe ruajtjen e biodiversitetit në Maqedoninë e Veriut.
Mexhiti falënderoi Japoninë për mbështetje e deritanishme dhe për ekspertizën që ajo ka ofruar në implementimin e projekteve mjedisore në vend por edhe rajon, duke theksuar rëndësinë e bashkëpunimit ndërkombëtar në trajtimin e çështjeve globale si ndryshimet klimatike dhe ruajtja e biodiversitetit, duke vlerësuar mundësitë që ofron ky partneritet.
Ambasadorja Setsuko dhe ministri Mexhiti shprehën angazhimin e të dyja palëve për të vazhduar me partneritetin në vazhdim, duke siguruar që bashkëpunimi i ngushtë të çojë në përmirësimin e kushteve të mjedisit për të gjithë qytetarët e Maqedonisë së Veriut.
