Mexhiti në Tiranë, takim me homologen Kumbaro

Gjatë vizitës zyrtare në Republikën e Shqipërisë, Zëvendëskryeministri i parë dhe Ministër i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor Izet Mexhiti sot zhvilloi edhe një takim të rëndësishëm me Ministren e Turizmit dhe Mjedisit, znj. Mirela Kumbaro.

Marketing

“Përgëzova ministren për suksesin e jashtëzakonshëm që Shqipëria ka arritur në tërheqjen e turistëve të huaj, duke e shënuar këtë si një hov të rëndësishëm në zhvillimin e turizmit dhe rritjen ekonomike, si dhe në promovimin pozitiv në mediat ndërkombëtare”, tha me këtë rast Mexhiti.

Ai më tej theksoi se ky sukses është një përvojë shumë e rëndësishme për ne, duke na ndihmuar në përgatitjen më të mirë për pritjen e turistëve gjatë sezonit veror dhe dimëror. “Marrja e përvojave nga Shqipëria në tërheqjen e turistëve të huaj, do të kishte një ndikim të rëndësishëm edhe për vendin tonë. Prandaj kërkova për të thelluar bashkëpunimin mes dy vendeve, përmes projekteve ndërkufitare në interes të përbashkët. Biseduam gjithashtu për mjedisin jetësor dhe sfidat që përballemi si dy vende fqinje dhe lidhjeve vëllazërore, veçanërisht për zjarret që kapluan të dy vendet dhe shkaktuan dëme të konsiderueshme në pyje. Kjo situatë kërkon mobilizim për të rikthyer pyjet në gjendjen e mëparshme!”, shtoi Zëvendëskryeministri i parë dhe Ministër i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor Izet Mexhiti.

Marketing