Mexhiti nga Stambolli uron muajin e Ramazanit: Është ndjenja e kthimit në rrënjët dhe shtëpinë e shpirtit

Zëvendëskryeministri i parë i Maqedonisë së Veriut, Izet Mexhiti, ka uruar besimtarët me rastin e fillimit të muajit të shenjtë të Ramazanit nga Stambolli.

Marketing

Përmes një mesazhi të ndjerë, Mexhiti ka përshkruar atmosferën magjike të këtij muaji në metropolin turk, duke e krahasuar me kujtimet e tij nga Çarshia e Shkupit dhe iftaret familjare. Ai ka theksuar se Ramazani nuk është vetëm një muaj, por një ndjenjë e kthimit te rrënjët dhe vlerat shpirtërore.

“Ramazani është ndjenja e kthimit në veten, në rrënjët, në shtëpinë e shpirtit,” shkruan Mexhiti, duke vlerësuar këtë muaj si një kohë reflektimi, paqeje dhe bashkimi familjar.

Në fund të mesazhit të tij, ai shpreh mirënjohjen për çdo të mirë që sjell ky muaj dhe uron që të gjithë ta kalojnë me zemër të lehtë dhe besim të plotë.