Mexhiti: Nuk bëhet fjalë për marrje të ingerencave, por vërejtje për mënyrën e punës gjatë viteve të kaluara

Mexhiti thotë se nuk ka të bëj me marrjen e ingerencave, por me vërejtje për mënyrën e punës që kanë qenë praktik edhe para se ai të bëhet ministër.
“Fillimisht reaguan se janë marrë kompetencat, janë zvogëluar kompetencat dhe dolën që nuk e kanë të qartë procedurën përkundrazi ingerencat merren, përcaktohen me kushtetutë dhe me ligje dhe nëse ka pas ndryshim ka ndryshim se inspektorati i ambientit jetësor deri më herët ka qenë inspektorat autonomi tash është pjesë e ministrisë së ekologjisë, kur e pan se këtu dështuan intenca e dytë është për të paraqitur një inspektim të rregullt të Inspektoratit administrative ku u dha sqarime edhe nga ministria e administratës që është inspektim i rregullt dhe ka dhënë një sugjerim, një vërejtje jo për kompetencat jo për shkelje ligjore por thjeshtë ka të bëjë me një praktikë të vendosur më herët
Kjo praktik është prej vitit 2016 duke filluar nga ministri I BDI-së Nurhan Izairi, Bashkim Muhameti Sadulla Duraku Naser Nuredini dhe në fund edhe ministrja e LSDM-së Kaja Shukova e ka zbatuar këtë praktikë”, ka deklaruar Mexhiti. /SHENJA/