Mexhiti nuk ka asgjë kundër që ligji për përfaqësim adekuat të dërgohet në Komisionin e Venecias

Zëvendëskryeministri Izet Mexhiti ka deklaruar se nuk ka asgjë kundër që pr/ligi për përfaqësim të drejtë dhe adekuat të dërgohet në Komisionin e Venecias. Mexhiti nuk tregoi se çfarë do të përfshijë ligji, ndërsa tha se duhet të kihet kujdes në kategorinë kushtetuese të përfaqësimit të drejtë.
“Çfarë do të përmbajë, nuk mund të themi, por mund t’iu them që do të ketë debat publik, ku do të përfshihen në mënyrë inkluzive akademikë nga të gjithë universitetet, profesionistë nga kjo sferë, të gjithë në funksion që të jetë zgjidhje më e mirë, afatgjate dhe zgjidhje që nuk do të mund nesër ose pasnesër të kontestohet nga dikush. Dmth duhet të kemi kujdes në kategorinë kushtetuese përfaqësim i drejtë, por njëkohësisht të mos vijmë ndesh me Kushtetutën dhe nesër pasnesër të na ndodhë kjo situatë”, ka deklaruar zv/kryeministri Izet Mexhiti.

Marketing
Marketing