I ashtuquajturi “Grupi i zjarrit” brenda BDI-së ka zbarkuar në Manastir. Nënkryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Izet Mexhiti është i shoqëruar nga kreu i komunës së Çairit Visar Ganiu, ai i komunës së Sarajit Blerim Bexheti, si dhe nga Nevzat Bejta. Mexhiti para takimit me banorët e Manastirit tha se kanë për qëllim të dëgjojnë zërin e anëtarësisë së qytetarëve, për të vazhduar tutje me hapa tjerë.
“Duam ta dëgjojmë zërin e anëtarësisë, të qytetarëve dhe në bazë të kësaj pastaj bashkë të marrim vendime”, tha mes tjerash Mexhiti.
I pyetur për kërkesën e opozitës për zgjedhje të parakohshme parlamentare, Mexhiti tha se nuk kanë dilema rreth orientimit strategjik të vendit.
“Nuk kemi dilema rreth orientimeve strategjike të Qeverisë, kemi kontribuar për këto çështje strategjike dhe do të kontribuojmë edhe më tej, ky është një proces demokratik brenda BDI-së”, tha Mexhiti.