Mexhiti: Nuk pranova ofertën e BDI-së për të braktisur VLEN-in, atë që s’e arritën me mua, e arritën me Taravarin

Zëvendëskryeministri i parë i qeverisë, Izet Mexhiti, në emisionin “Top Tema” në TV Telma deklaroi se Bashkimi Demokratik për Integrim ka tentuar të minojë unitetin e koalicionit VLEN përmes ofertave për bashkëpunim.

“Do e them publikisht që oferta e BDI-së së pari ka qenë që unë të braktis VLEN-in, por unë nuk ua përmbusha misionin e tyre që ta shkatërrojnë VLEN-in,” tha Mexhiti.

Ai shtoi se pas dështimit me të, BDI po përpiqet të tërheqë Arben Taravarin. “Atë që nuk arritën me mua, e provuan me Taravarin, dhe është mirë që Taravari të jetë i sinqertë me anëtarësinë duke i treguar që po shkon me BDI-në,” theksoi ai.

Marketing