Mexhiti – Osmanit: Ministër në kllapa! Lejove që edhe shqipja, për të cilën është derdhur gjak, të ngelet në kllapa

Dy fjalë drejtuar Ministrit në kllapa:

Marketing

Patetike dhe qesharake, për të mos thënë të turpshme, janë përpjekjet tuaja për ta njollosur mbledhjen e përbashkët të dy qeverive që u mbajt në Prishtinë.

Nga Ministri i parë i punëve të jashtme me përkatësi etnike – shqiptar, kam pritur më shumë sot. Kam pritur që të ngrihet përtej ndasive e acarimeve të politikës ditore dhe minimalisht të trajtimit të mbledhjes së sotme si një hap pozitiv dhe afirmativ në marrëdhëniet mes Maqedonisë së Veriut dhe Kosovës.

Por, për fat të keq, ashtu siç e harxhove mandatin tënd- me shumë fasadë dhe aspak përmbajtje, ashtu zgjodhe të flasësh edhe sot – si një militant partiak që nuk arrin të ngrihet përtej retorikave folkloriste e manipulatore!

Dhe deklarata jote e sotme nuk do koment të veçantë sepse ishte e vetëmjaftueshme – duke cituar ‘Ligjin për përdorimin e gjuhëve’, e citove nenin i cili gjuhën shqipe e përkufizon si gjuhë në kllapa! Pra – aspak zyrtare, aspak formale, aspak e barabartë me maqedonishten – thjeshtë, gjuhë në kllapa. Po po, ndërkohë që e votove miratimin e Ligjit për supremacionin e gjuhës maqedonase si gjuhë e parë e shtetit, pranove dhe lejove që shqipja, për të cilën është derdhur gjak, të ngelet thjeshtë, gjuhë e shpjeguar në kllapa.

Kështu e keni kuptuar ju funksionin, pushtetin dhe përgjegjësinë – si mundësi që, duke manipuluar popullin me mashtrime dhe gjysëm zgjidhje, të pasuroheni e të qëndroni sa më gjatë ju.

Jeni për të ardhur keq.  https://www.facebook.com/share/p/19rEHd9CkS/

Marketing