Mexhiti paralajmëroi mijëra punësime, Minçevi e përgënjeshtron

Zëvendëskryeministri Izet Mexhiti paralajmëron punësimin e 1500 shqiptarëve. I pyetur se a kanë biseduar me Ministren e Financave për këtë gjë, Mexhiti u përgjigj se sigurisht që kanë diskutuar sepse ky është vendim qeveritar.

Marketing

Izet Mexhiti, zv/kryeministër

“Do të ketë në vazhdimësi, ka nevojë për punësime të reja, kemi folur për transformimet e vendimeve në shëndetësi të cilët vite të tëra kanë mbetur 9 -10 me kontratë në vepër vite pa vendim. Janë 1500 punësime. Po ashtu do të vazhdohet edhe në sektorët tjerë”.

Ndërkaq, në anën tjetër ministri për Administratë Publike, Goran Minçev e përgënjeshtron Mexhitin. I bënë thirrje që të mos sillet si “Liza në botën e çudirave” duke premtuar diçka që nuk është reale. Sipas Minçevit, deklarata e Mexhitit është një shembull klasik i populizmit parazgjedhor, pa asnjë bazë ligjore apo institucionale.

Goran Minçev, ministër i Administratës

“Të gjitha punësimet në sektorin publik aktualisht kryhen ekskluzivisht sipas nevojave të institucioneve, në bazë të pëlqimeve të marra paraprakisht nga institucionet përkatëse dhe në përputhje me Ligjin për të punësuarit në sektorin publik dhe Ligjin për nëpunësit administrativë. “Çdo punësim bazohet në parimet e kompetencës, ekspertizës dhe gatishmërisë profesionale të kandidatëve, e jo në premtime partiake apo presione politike”.

Por, deklaratën e tij Mexhiti refuzoi ta komentoj.

Ndërkohë, zëvendës kryeministri Izet Mexhiti, ka dhënë një premtim të fuqishëm për punësimin e shqiptarëve në administratën shtetërore dhe publike. Ai theksoi se brenda një viti qeveria do të realizojë më shumë punësime sesa janë bërë gjatë dy mandateve të kaluara nga subjektet tjera politike shqiptare, rreth 2 deri 3 mijë punësime.