Mexhiti pas takimit me Ramën: Qeveria shqiptare njeh verdiktin e zgjedhjeve në RMV dhe Qeverinë e re të Shkupit

Zëvëndëskryeministri i parë në RMV, Izet Mexhiti, ka takuar sot në Tiranë, kryeministrin shqiptar Edi Rama.

Marketing

Në një pronocim të shkurtë për gazetën LAJM, pas takimit, Mexhiti tha se Tirana zyrtare njeh verdiktin e zgjedhjeve në Maqedoninë e Veriut dhe qeverinë e re të Shkupit.

“Qeveria shqiptare e njeh verdiktin e zgjedhjeve, e njeh qeverinë e re, është e interesuar ta vazhdojmë dhe thellojmë bashkëpunimin mes dy shteteve”, tha Mexhiti për gazetën LAJM, pas takimit me Ramën.

Ai më tej sqaroi se në takim është biseduar për thellimin e bashkëpunimit mes dy vendeve.

“Diskutuam për të filluar bashkëpunimin e ri, midis qeverisë së re dhe qeverisë shqiptare, në shumë fusha, në të ardhmen edhe takim të dy qeverive, dy kryeministrave, për ta thelluar bashkëpunimin e shkëlqyeshëm midis Republikës së Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut, duke filluar nga ekonomia, arsimi, diplomacia, integrimet, liria e lëvizjes së qytetarëve, mallërave e kështu me radhë”, u shpreh Mexhiti.

Marketing