Mexhiti për REL: E hollë linja midis partisë politike dhe nëntokës?!

Koalicioni “Lidhja Evropiane për Ndryshim” do të ofrojë konkurencë në bllokun politik shqiptar duke u fokusuar në çështjet ekonomike – thotë Kryetari i Lëvizjes Demokratike, Izet Mexhiti, në intervistën për Radion Evropa e Lirë, percjell KlanM.

Marketing

Sipas tij, krahas konstatimeve të qeverisjes së keqe të BDI-së dhe partnerëve tjerë në Qeveri, sic percjell KlanM, do të jepen propozime konkrete për të përmirësuar standardin jetësor, për perspektivë më të mirë dhe të ndalet ikja e të rinjve.

“Do të luftojmë kundër korrupsionit, që përmendet edhe në raportin e fundit si më katastrofale deri tani, për shkak të korrupsionit në nivel të lartë. Fokusi do të jetë tek cështjet dhe temat ekonomike, për shkak se shtatë deri tetë çështje që u tangojnë qytetarëve dhe Shqiptarëve janë pagat dhe standardi jetësor” – tha Izet Mexhiti, kryetar i Lëvizjes Demokratike.

“Hynw në Qeveri për ndryshimet kushtetuese, kurse përfundojnë si ndihmues për kthimin e Nikola Gruevskit dhe miratimit të ndryshimeve në Kodin Penal”. Në këtë mënyrë, sic njofton KlanM, Izet Mexhiti e ka komentuar mospranimin e ftesës publike nga ana e ASH-së për t`iu bashkuar frontit opozitar shqiptar.

“Kur hyrën në Qeveri dhe kur ne dolëm nga BDI-ja kurse Alternativa nga Qeveria, u bënë “patericë” e Qeverisë së Artan Grubit për ta shpëtuar. Arsyetimi i tyre ishte se hyjnë për shkak të ndryshimeve kushtetuese. Por, këto ndryshime nuk ndodhën dhe përfundojnë si ndihmues të kthimit të Gruevskit dhe miratimit të ndryshimeve të Kodit Penal. Duhet të paguajnë çmimin për atë që është bërë gjatë 20 viteve të kaluara” – tha Mexhiti.

Pas hulumtimeve të publikuara nga Evropa e Lirë për Llotarinë Shtetërore, fronti opozitar shqiptar kërkoi dorëheqjen e Drejtorit të Përgjithshëm. Izet Mexhiti, sic percjell KlanM, thotë se një nga arsyet e largimit të tij nga BDI-j, ishte se e tepruan në disa çështje, ku sipas Mexhitit, ekziston një linjë e hollë midis partisë politike dhe nëntokës.

“Bëhet fjalë për biznesin me kazinotë dhe kreditë e shpejta, ku rastësisht ose jo licensat i marrin nga BDI-ja dhe Ministria për Financa. Është e habitshme, për shkak se partitë shqiptare në 30 vitet e fundit asnjëherë nuk kanë shfaqur interes të jenë pjesë e Llotarisë së Maqedonisë. Nënshkruhen marrëveshje për tre, katër zinxhirë të rinj të kazinove. Shqipëria, Kosova dhe vendet tjera i mbyllin dhe e gjitha transferohet këtu” – tha Izet Mexhiti.

Lidhur me zgjedhjet presidenciale dhe parlamentare që duhet të mbahen vitin e ardhshëm, Izet Mexhiti, sic njofton KlanM, thotë se ende nuk janë ulur në tavolinë. Fokusi I opozitës shqiptare, sipas tij, është të sillet një epokë e re politike te shqiptarët.

Sipas Mexhitit, në llogon e tyre ka tre yje, kurse presin të paraqitet edhe ylli I katërt dhe I pestë, me kycjen e subjekteve tjera në këtë koalicion. /KlanMacedonia/